Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp shkroi në rrjetet sociale se planifikon të dorëzohet para autoriteteve të enjten. Ai theksoi se pikërisht këtë ditë ai do të arrestohet.

Tramp u ballafaqua me një proces të tretë gjyqësor në Xhorxhia ku së bashku me 19 persona të tjerë akuzohen se tentuan të përmbysin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020  në këtë shtet.

“A mund ta besoni? Do të shkoj në Atlanta, Xhorxhia, të enjten që të më ARRESTOJNË.”-  shkruajti Trump në rrjetin e tij të mediave sociale mbrëmjen e së hënës.

Tramp do të paguajë një garanci financiare prej 200 mijë dollarësh, ndërkohë që ky është procesi i tretë gjyqësor ndaj tij, krahas atyre që lidhen me aferën me pornostaren, Stormi Daniels dhe procesi ku ai akuzohet për posedim të paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara.

Ish-presidenti i ka cilësuar akuzat si të motivuara politikisht në përpjekje për të penguar kandidimin e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *