Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trampi, ka deklaruar se Uashingtoni është i gatshëm të ndërhyjë në rast se autoritetet iraniane përdorin dhunë vdekjeprurëse ndaj protestuesve paqësorë.

“Nëse Irani hap zjarr dhe vret protestues të pafajshëm, siç e ka bërë edhe më parë, Shtetet e Bashkuara do të reagojnë. Ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë dhe të veprojmë,” tha Trampi.

Sipas raportimeve, të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë protestave të zhvilluara në tri qytete të Iranit. Demonstratat janë nxitur nga rritja e kostos së jetesës dhe përkeqësimi i fuqisë blerëse.

Protestat nisën të dielën në Teheran, ku tregtarët shpallën grevë në shenjë kundërshtimi ndaj çmimeve të larta. Brenda pak ditësh, pakënaqësia u përhap edhe në zona të tjera të vendit, duke u shndërruar në protesta masive dhe gjithnjë e më të ashpra.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *