Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trampi, ka hedhur sërish akuza të forta ndaj ish-presidentit Joseph Bajden, duke e cilësuar atë si të korruptuar dhe përgjegjës për hyrjen e miliona emigrantëve të paligjshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trampi deklaroi se gjatë administratës së Joseph Bajdenit u lejuan të hynin në vend dhjetëra miliona emigrantë të paligjshëm, mes tyre persona me rekorde të rënda kriminale. Ai përmendi se në Shtetet e Bashkuara kanë hyrë qindra mijëra vrasës, përdhunues, rrëmbyes, trafikantë droge dhe terroristë të dënuar.

Ai theksoi gjithashtu se fitorja e tij në zgjedhje, si dhe marrja e shumicës nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin e Shteteve të Bashkuara, erdhi kryesisht për shkak të premtimit për mbylljen e kufirit. Sipas tij, kjo u shoqërua me nisjen e deportimit masiv më të madh të emigrantëve të paligjshëm kriminalë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *