Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani , e mbërritur në Tiranë për Samitin e Bashkimit Evropian, shprehu rezervat e saj për praninë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në këtë takim. Osmani u tha gazetarëve perëndimorë se Vuçiç është trashëgimtari i epokës së Millosheviçit, epokë që shkaktoi aq shumë viktima dhe shkatërrime në rajonin e Ballkanit.
“Aleksandër Vuçiç është përfaqësuesi i trashëgimisë politike të fillimviteve 1990-të që shkaktoi shumë viktima në rajonin tonë. Serbia nuk ka treguar vullnet i cili të dëshmojë shkëputjen e saj prej kësaj mendësie, ndërkohë që Kosova nga ana e saj ka treguar gjithnjë gatishmëri për avancimin e proceseve që e afrojnë vendin tonë me Evropën dhe me perëndimin” – tha Osmani.