Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Sokol Mëngjesi, pjesë e trupës së avokatëve që mbrojnë ish-kryeministrin Sali Berisha është sulmuar nga tre persona të cilët e kanë goditur me levë.
Mëngjesi është shoqëruar në spital dhe pas ndihmës mjekësore gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.
Policia po punon për identifikimin e autorëve duke nisur fillimisht me kontrollin e kamerave të sigurisë në vendin e ngjarjes.