Barcelona mori një fitore mjaft të çmuar në transfertë ndaj Atletikos së Madridit. Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në pjesën e parë nga Osman Dembele pas një aksioni të nisur nga Pedri.

Sfida ishte mjaft e vështirë me Atletikon që pas pësimit të golit u hodh e gjitha në sulm duke krijuar shumë volum loje dhe raste për shënim. Madrilenët nuk ia dolën të shënojnë falë mbrojtjes së ngjeshur të Barçës dhe falë aftësive dhe meritës së portierit Ter Shtegen.

Ksavi Hernandez u shfaq mjaft i kënaqur pas arritjes së këtij suksesi. Ai tha se fitorja  erdhi pas shumë vuajtjeve dhe se këto 3 pikë e bëjnë skuadrën e tij kandidate për të fituar titullin kampion. Nga ana tjetër, Diego Simeone tha se skuadra e tij ishte dominuese në fushë dhe se humbja ishte e pamerituar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *