Tre shqiptarë u nxorën pa jetë nga rrënojat e një ndërtese që u shëmb nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë. Trupat e tyre janë nxjerrë sot nga forcat e kërkim-shpëtimit në qytetin e Kahramanmarash. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh bashkë me djalin e tyre, por deri në këto momente identitetet nuk janë bërë të ditura. Tre viktimat pritet të konfirmohen si të parët shqiptarë që humbin jetën nga tërmeti shkatërrimtar.

Grupet e kërkim-shpëtimit në terren janë në garë me kohën për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja. Një grup i pjesëtarëve të njësive zjarrfikëse të Stambollit arritën të shpëtojnë një fëmijë 2-vjeçar i cili kishte mbijetuar 44 orë nën rrënoja. Pamjet e vogëlushit i cili shihet duke buzëqeshur teksa pi ujë nga tapa e shishes që i ofruan zjarrfikësit po bën xhiron e botës.

Tragjike mbeten shifrat e viktimave pasi janë konfirmuar mbi 11 mijë humbje jete në Turqi dhe Siri.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *