Legjenda e futbollit anglez, Geri Lineker do të rikthehet sërish në drejtimin e emisionit sportiv “Match of the day”  në BBC. Gjigandi mediatik britanik u detyrua të tërhiqet nga vendimi për të larguar nga puna Linekerin pasi ky i fundit kritikoi hapur politikat e qeverisë britanike për emigracionin duke i krahasuar ato me metodat e Gjermanisë naziste.

BBC-ja i konsideroi si politike qëndrimet e Linekerit dhe vendosi largimin e tij nga puna, por ajo që pasoi ishte dëshmi se një shoqëri e lirë i neutralizon padrejtësitë me bojkot dhe solidaritet.

Dy legjendat e tjera të futbollit anglez, Jan Rajt dhe Alen Shirër refuzuan të marrin pjesë në emisionin e njohur sportiv të BBC-së pa praninë e Linekerit duke shprehur kësisoj mosaprovimin e tyre për largimin e tij nga puna.

BBC-ja kërkoi një zëvendësues për Linekerin, por gjithçka rezultoi një mision i pamundur. Askush nuk u ofrua për të marrë vendin bosh të lënë nga  golshënuesi më i mirë i botërorit të 1986-ës. Bëhet fjalë për një punë me pagë 1.6 milionë euro në vit.

E ndodhur në këtë situatë, BBC-ja vendos të tërhiqet. Gjigandi mediatik britanik u gjend nën presion si kurrë në historinë e tij.

Geri Lineker rikthehet triumfues në BBC. Ai është sot zëri më i fortë opozitar ndaj politikave antiemigracion në Mbretërinë e Bashkuar. Ai dha botës një mësim të madh e bashkë me të dhe shoqëria britanike.

Mbështetja për Linekerin ridëshmoi se sa të forta janë rrrënjet e demokracisë në një shoqëri të konceptuar dhe të ndërtuar mbi parimet e lirisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *