Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin për pasoja të rënda nëse ndërmerren sulme ndaj Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se përgjigjja do të jetë me një forcë që “nuk është parë kurrë më parë”.

Tensionet janë rritur ndjeshëm pas vrasjes së liderit suprem iranian, Ali Khamenei, në një sulm ajror në Teheran, ngjarje që ka shtuar rrezikun e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme. Pas këtij zhvillimi, Irani ka ndërmarrë sulme me raketa ndaj objektivave në Izrael dhe në disa shtete të rajonit.

Trump deklaroi se Irani nuk duhet të ndërmarrë veprime të reja ushtarake, duke paralajmëruar reagim të menjëhershëm nga SHBA-ja nëse kërcënimet realizohen. Sipas tij, çdo sulm do të përballet me një kundërpërgjigje shumë të fortë.

Ndërkohë, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar hakmarrje për sulmet e fundit, duke theksuar se përgjegjësit do të paguajnë çmimin. Garda Revolucionare iraniane ka njoftuar se mund të ndërmarrë operacione të mëdha ushtarake kundër objektivave amerikane dhe izraelite.

Situata ka rritur shqetësimet për destabilizim rajonal, ndërsa përplasjet diplomatike dhe ushtarake mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani vazhdojnë të thellohen.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *