Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë deklarata të forta pas raportimeve për vdekjen e udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei, gjatë një interviste televizive ku foli për tensionet e fundit në Lindjen e Mesme.

Në intervistën për ABC News, Trump deklaroi se kishte vepruar në kohë përballë kërcënimeve që, sipas tij, vinin nga Irani. Ai tha se kishte informacione për tentativa ndaj jetës së tij dhe se këto rrethana e kishin shtyrë të vepronte me vendosmëri.

Presidenti amerikan la të kuptohet se ndaj tij ishin bërë dy përpjekje për atentat nga elementë të lidhur me Teheranin, megjithëse nuk dha detaje konkrete mbi këto pretendime. Ai e cilësoi zhvillimin si një goditje parandaluese ndaj rreziqeve të mundshme për Shtetet e Bashkuara.

Deklaratat e Trump vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, pas përplasjeve mes Iran dhe vendeve perëndimore. Deri tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me këto komente.

Analistët paralajmërojnë se deklaratat e forta politike mund të ndikojnë në rritjen e tensioneve, ndërsa situata në rajon mbetet e paqëndrueshme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *