Presidenti amerikan Donald Tramp ka reaguar ashpër ndaj përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke lëshuar një thirrje të drejtpërdrejtë në platformën e tij “Truth Social”. Në mesazhin e publikuar, ai i kërkoi Izraelit të ndalojë çdo operacion të mëtejshëm ushtarak ndaj Iranit.

“Izrael, mos i hidhni ato bomba. Nëse e bëni, është një shkelje e madhe. Kthejini pilotët tuaj në shtëpi, tani!”, shkroi Tramp, duke ngritur shqetësime për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Mbrëmjen e kaluar, Tramp deklaroi se Izraeli dhe Irani kishin rënë dakord për një armëpushim pas 12 ditësh luftime intensive, ku raketat kishin goditur qytete të mëdha në të dyja vendet.

Megjithatë, situata mbetet e paqëndrueshme. Pak orë më parë, Izraeli akuzoi Iranin për shkeljen e armëpushimit. Në reagim, Tramp deklaroi se të dyja palët kishin shkelur marrëveshjen.

“As Izraeli dhe as Irani nuk e kanë respektuar plotësisht marrëveshjen,” tha ai përpara nisjes drejt samitit të NATO-s që po zhvillohet në Hagë, duke lënë të hapur mundësinë për rikthim të dhunës në rajon.

By Editor