Presidenti në ardhje i SHBA-ve deklaroi se Grenlanda dhe Kanali i Panamasë janë jetike për sigurinë kombëtare të vendit dhe se do të merren nën zotërim me çdo mjet të mundshëm.

Donald Trump theksoi se përdorimi i forcës ushtarake mbetet një opsion nëse është e nevojshme, duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit të Grenlandës, i cili e cilësoi territorin si tokë të Danimarkës.

“Ne kemi nevojë për Grenlandën për qëllime të sigurisë kombëtare. Nuk jam as i sigurt që Danimarka ka një pretendim ligjor mbi të. Por nëse e bëjnë këtë dhe nuk heqin dorë menjëherë nga çdo kontroll i Grenlandës, unë do të vendos tarifa masive ndaj Danimarkës. Do të ketë shtrëngesa ekonomike dhe nuk përjashtohen as ato ushtarake,” tha Trump.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *