Çmimi i naftës ra ndjeshëm të martën në mbrëmje, pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump drejtuar Iranit për të mos bllokuar rrugën kyçe të furnizimit me derivate dhe energji.

Trump paralajmëroi në rrjetet sociale: “Nëse Irani ndalon rrjedhën e naftës brenda Ngushticës së Hormuzit, Shtetet e Bashkuara do të reagojnë 20 herë më fuqishëm se më parë”.

Pas deklaratës së tij, çmimi i naftës së papërpunuar në bursat aziatike ra 6.5%, duke shkuar nga 92.46 dollarë në 88.15 dollarë për fuçi. Për krahasim, të hënën çmimi kishte arritur gati 120 dollarë për fuçi, pas frikës se konflikti mund të zgjasë.

Trump komentoi gjithashtu: “E nisëm këtë ekskursion për të hequr njëfarë djalli, por do të jetë afatshkurtër.”

Mbetet të shihet se si kjo ulje do të ndikojë në Kosovë, ku çmimi i derivateve ka arritur 1.5 euro për litër.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *