Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur javën e ardhshme si “Javën e Antikomunizmit” në Shtetet e Bashkuara, duke kritikuar kundërshtarët e tij politikë.

Deklarata presidenciale, e publikuar nga Shtëpia e Bardhë, është pjesë e traditës amerikane ku presidentët përcaktojnë javë ose ditë simbolike për çështje me rëndësi publike. Megjithatë, shpallja e kësaj jave ka shkaktuar debate për tonin politik.

Në tekstin e deklaratës, 79-vjeçari republikan përshkruan komunizmin si “një nga ideologjitë më shkatërruese në histori” dhe paralajmëron se “sot, zëra të rinj përsërisin të njëjtat gënjeshtra të vjetra, të fshehura pas termave si ‘drejtësi sociale’ apo ‘socializëm demokratik’”.

Trump përmend gjithashtu Zohra Mamdani, kryetar i sapozgjedhur i Nju Jorkut, duke e akuzuar se përfaqëson këtë qasje politike. “Mesazhi i tyre mbetet i njëjtë: hiqni dorë nga liritë tuaja, besoni në fuqinë e qeverisë dhe shkëmbeni premtimin e mirëqenies me një rehati bosh të kontrollit,” shkruan ai.

Presidenti e kishte quajtur më parë Mamdanin “komunist” dhe, pas zgjedhjes së tij më 5 nëntor, u shpreh se “amerikanët përballen me një zgjedhje të qartë: mes komunizmit dhe arsyes së shëndoshë”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *