Ishte e befasishme dhe krejtësisht e paparashikuar mësymja e ushtrisë ukrainase në rajonin e Kurksut brenda territorit të Rusisë.
Raportohet se trupat ukrainase kanë marrë mbi 600km2 territor rus ndërsa luftimet vijojnë të jenë të ashpra.
Kremlini deklaroi se ka shpallur gjendjen e alarmit kundër terrorizmit, ndërkohë që drejt rajoneve të afërta të Brajanskut dhe Belgorodit janë nisur mijëra trupa të rregullta të ushtrisë ruse, bashkë me tanke të shumta dhe sisteme raketore.
Zyrtarë të ushtrisë ukrainase pohuan se në mësymjen ndaj rajoneve ruse janë angazhuar 1500 trupa bashkë me tanke dhe pajisje raketore.