Tomas Tuhel kishte fjalë të mira për skuadrën e tij pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampioneve në përballjen ndaj Mançester Sitit.

Tekniku bavarez theksoi se të besuarit e tij e dominuan ndeshjen ndaj Sitit, por fati nuk ishte me ta.

“Jemi ende në proces njohjeje me grupin, por puna është evidente pas çdo sfide. Them me bindje se ne e kishim në grepin tonë kundërshtarin. Fati na la në baltë përballjen e parë, e njëjta tablo ndodhi sërish në Mynih. Nëse do të ishim treguar më cinikë në raste tona, tashmë mund të ishim duke festuar kualifikimin, ja që nuk ndodhi dhe duhet të reflektojmë nga skena të tilla mbi vazhdimësinë.” – tha Tuhel.

Tekniku gjerman kritikoi dhe gjykimin e arbitrit francez Turpe duke e konsideruar atë në nivel tejet të ulët.

 ”E vlerësoj me notën 3, performancë e dobët në dhënien e vendimeve të nxituara, gjithsesi analiza është e kotë. Shpresoj që rruga të mos na përballë me këtë nivel të ulët gjykimi.” – përfundoi Tuhel.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *