Skenari aktual në grup është ndër më të favorshmit për Shqipërinë, e cila mund të mbyllë llogaritë e kualifikimit me një fitore ndaj Andorës në transfertë. Ndërkohë, Anglia pritet të ketë një rol vendimtar në përballjet e saj të mbetura.

Trajneri i Anglisë deklaroi se skuadra e tij nuk do të tolerojë, edhe pse objektivi është thuajse i arritur:
“Do të kemi mundësinë të provojmë gjëra të reja, por do të mbetemi konkurrues dhe duam t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura. E kemi detyrim ndaj vetes dhe tifozëve. Duhet të vazhdojmë, sepse çfarë po ndërtojmë është e bukur. Dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë.”

Anglia ka shënuar 18 gola dhe nuk ka pësuar asnjë në këto kualifikuese, duke treguar një formë mbresëlënëse. Vëmendja tani është te sfida ndaj Serbisë në shtëpi, e cila mund të përcaktojë drejtpërdrejt fatet e grupit dhe kualifikimin e Shqipërisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *