Parlamenti i Shqipërisë, me 97 vota pro dhe 3 kundër, i dha dritën jeshile projektligjit për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë publikë.

Nga kjo rritje përfitojnë Presidenti i Republikës, kryeministri i vendit, kryetarja e Kuvendit, ministrat dhe deputetët.

Me rritjen e re të pagave, pabarazia sociale thellohet në nivele dramatike.

Mjafton të kujtojmë se pensioni minimal në vendin tonë zyrtarisht është 80 mijë lekë të vjetra. Pra, një pensionisti i duhen 39 muaj ose 3 vite e tre muaj për të marrë të ardhurat që merr deputeti nga paga mujore që shkon në 3 milionë e 10 mijë lekë.

Po ashtu, pensioni mesatar në vendin tonë zyrtarisht është 150 mijë lekë të vjetra në muaj. Pra, një pensionist me penson mesatar merr për 21 muaj pagën që deputeti merr për një muaj.

Në një krahasim me Kosovën, shohim që kryeministri Albin Kurti paguhet zyrtarisht 1500 euro në muaj, ndërkohë që e përllogaritur me euro, paga e rritur e kryeministrit Edi Rama kap shifrën e 3477 eurove në muaj.

Me rritjen e pagave, të 140 deputetët e parlamentit të Shqipërisë marrin pagë më të lartë se kryeministri i Kosovës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *