Republika e Turqisë ofroi një milion dollarë donacion për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërkohë që ministria e Mbrojtjes njoftoi se e ka pranuar donacionin.

Kjo shumë do të përdoret për ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe blerjen e pajisjeve.

Kosova e ka rritur bashkëpunimin me Turqinë në fushën e mbrotjes. Qeveria e Kosovës bleu nga Turqia dronë dhe sisteme antitank.

Po ashtu shteti i Turqisë ka ofruar trajnime të shumta për drejtues të lartë dhe pjesëtarë të FSK-së gjatë viteve të fundit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *