Nga Mehmet Elezi
Lajmet nga Turqia:
Fitore e opozitës. Asnjë hulumtim s’e kish parashikuar në këto përmasa. Opozita ishte e përçarë. E rrëzuar moralisht. Sidomos nga humbja në zgjedhjet presidenciale e parlamentare dhjetë muaj më parë.
Lajmet nga Turqia:
Nuk flasin për manipulim zgjedhjesh. Nuk flasin për banda kriminale, që i shërbejnë partisë së Erdoganit. Nuk flasin për shit-blerje votash. Nuk flasin për keqpërdorim të administratës publike. Nuk… Kēto kanë ndodhur në Rusi, në Shqipëri, në Bjellorusi.
Lajmet nga Turqia:
Erdogani e pranoi vullnetin e popullit. Tha fitoi demokracia. Tha do të rishikojmë veten tonë. Është kritikuar si autokrat, por votën nuk e deformoi.
Fitorja e opozitës – lajm.
Zgjedhjet e lira – kryelajm.
Ka kohë që një kryelajm si ky nuk shpërndahet drejt botës nga Shqipëria