Misioni ushtarak i KFOR-it në Kosovë njoftoi se ky kontigjent trupash nga Turqia do t’i bashkohen misiont paqeruajtës.
Trupat turke do të zëvendësojnë ato italiane, një pjesë e të cilave do të largohen nga misioni në Kosovë.
“Dislokimi i kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar ofrimin e një mjedisi të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Është gjithashtu një demonstrim tjetër konkret i angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.” – thuhet në njoftim.