Media pranë klubit torinez shkruan se Kristiano Xhuntoli, drejtor sportiv i Juventusit do të jetë në stadimin “Tardini” të Parmës për ndjekur miqësoren mes Shqipërisë dhe Kilit.
Xhuntoli do të jetë në tribunë për të ndjekur Mario Mitajn. Mediumi në fjalë raporton se “Zonja e Vjetër” synon të afrojë një mbrojtës të majtë pa shpenzime të mëdha dhe Mitaj është një nga objektivat.
Lokomotiva e Moskës e vlerëson kartonin e mbrojtësit të kombëtares shqptare nga 6 në 8 milionë euro, pasi klubi rus e bleu përi 3 milionë euro nga AEK-u i Athinës në verën e vitit 2022.