Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj u la sërish në burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë.
Goxhaj u arrestua pak ditë më parë me kërkesë të Gjykatës Speciale i akuzuar se publikoi emra dëshmitarësh në gjyqin ndaj drejtuesve të UÇK-së që po mbahet në Hagë.
Avokati i tij kërkoi rivlerësimin e masës së sigurisë, por gjyqtari Genci Shala vendosi lënien në qeli të Goxhajt.
Arrestimi i Goxhajt ëshëtë dënuar nga shumë orgnizata të dala nga lufta duke u cilësuar si të padrejtë dhe me synim denigrimin e mëtejshëm të imazhit të UÇK-së.