Polonia u mund në transfertë ndaj Çekisë në shifrat 3-1 duke përmbysur parashikimet për grupin E ku bën pjesë dhe kombëtarja shqiptare.
Çekët marrin kryesimin e grupit, ndërsa Polonia e Fernando Santosit vihet nën presion para sfidës të së hënës ndaj Shqipërisë.
Polakët nuk treguan asgjë përballë Çekisë dhe momenti i tyre nuk duket aspak pozitiv.
Presioni në radhët e polakëve reflektohet dhe në fjalët e Levandovskit pas humbjes në Pragë. Sulmuesi u shpreh se sfida e ardhshme me Shqipërinë do të jetë luftë.
“Tani duhet të përqendrohemi te Shqipëria. Duhet të kthehemi përsëri në shina. Kjo ndeshje duhet të jetë një dush i ftohtë për të gjithë ne, nuk ka rëndësi ku luajmë, do të jetë një luftë dhe asgjë nuk do të jetë e lehtë.”- tha Levandosvki.
Përballja tjetër e grupi E mes Moldavisë dhe Ishujve Faroe u mbyll në barazim 1-1.