Grimsby Town shkaktoi një surprizë të madhe duke eliminuar Manchester United nga Carabao Cup.

Skuadra e ligës së katërt arriti të kualifikohej pas serisë së penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2.

Kjo humbje ka tronditur rëndë ambientin te “Djajtë e Kuq” dhe tashmë trajneri Ruben Amorim mund të shkarkohet në çdo moment.

Ky ishte takimi i tretë radhazi pa fitore për United, pas humbjes ndaj Arsenalit dhe barazimit me Fulhamin në kampionat.

Përballja e fundjavës ndaj Burnley-t të Armando Brojës pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Ruben Amorim në stolin e Manchester United.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *