Maldin Kaçurri ishte pjesë e ekipit të parë të Arsenalit në javët e fundit në Premier Ligë.
Trajneri Mikel Arteta i dha minuta në përballjen e kupës ndaj Boltonit mbrojtësit shtatlartë i cili vlerësohet si një nga talentet më premtues në radhët e “topçinjve” të Londrës.
Së fundmi trajneri i kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi e ka grumbulluar mbrojtësin për ndeshjen e 15 tetorit në shtëpi ndaj Armenisë.
Maldin Kacurri ishte pjesë e U-19 të Shqipërisë dhe ndeshjen e fundit e ka në vitin 2023 ndaj Turqisë.
Ashtu si Arsenali, edhe kombëtarja kërkon të investojë te Kaçurri i cili premton shumë për të ardhmen.