Shtetasja e Singaporit, S.Djamani, 45 vjeç, u shpall fajtore për trafikimin e 30 gr heroinë në vitin 2018 duke u dënuar me vdekje.
Ajo pritet të ekzekutohet së shpejti bashkë me një tjetër të dënuar për posedim dhe trafikim lëndësh narkotike.
Singapori njihet si një nga shtetet me ligjet më të ashpra kundër trafikimit dhe posedimit të lëndëve narkotike.
Djamani është gruaja e para që do të ekzekutohet në Singapor pas 20 vitesh.
Që nga marsi i vititi 2022, shteti i Singaporit ka ekzekutuar 15 shtetas të tij për akuzën e trafikimit dhe posedimit të lëndëve narkotike.
BBC u përpoq të kontaktojë më Byronë eëndrorë të Narkotikëve në Singapor, por autoritet refuzuan të japin sqarime lidhur me vendimmarrjet e brendshme të shtetit të tyre.
Djamani deklaroi gjatë procesit gjyqësor se heroinën e kishte për përdorim personal gjatë muajit të agjerimit dhe mohoi deri në fund përfshirjen e saj në trafikimin e narkotikëve.