Dejan Pantiç, ish –polici serb i arrestuar në datën 10 dhjetor është liruar sot nga ambientet e paraburgimit për t’u dërguar në arrest shtëpiak. Lajmin e konfirmoi avokati i Pantiçit për radion Evropa e Lirë duke konfirmuar ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij.

Avokati i Pantiçit konfirmoi se policia e Kosovës ka detyrimin të shoqërorë klientin e tij deri në banesën ku ai jeton.

Dejan Pantiçi u akuzua për sulmin ndaj zyrave të komisionit zgjedhor në veriun e Kosovës ndërsa arrestimi i tij u përdor nga Beogradi dhe serbët lokalë për shtimin e barrikadave të cilat përshkallëzuan situatën duke nxitur tensione mes Prishtinës dhe Beogradit.

Serbia e justifikoi ngritjen e barrikadave në veriun e Kosovës si refuzim për mbajtjen e zgjedhjeve atje, mirëpo zgjedhjet u shtynë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Alibia e radhës ishte arrestimi i Dejan Pantiçit dhe kërkesa për lirimin e tij.

Tashmë që dhe Dejan Pantiçi u lirua, mbetet të shihet qasja e Serbisë ndaj barrikadave që kanë paralizuar krejtësisht lëvizjen e lirë në veriun e Kosovës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *