Princesha e Norvegjisë, Mette-Marit, ka pranuar publikisht se është ndjerë e mashtruar nga Jeffrey Epstein, duke shprehur pendesë për lidhjen e saj me financierin e përfshirë në një nga skandalet më të mëdha globale.
Në një intervistë, ajo theksoi se nuk e kishte hetuar mjaftueshëm të kaluarën e Epstein dhe se ishte manipuluar prej tij. Sipas saj, marrëdhënia mes tyre kishte qenë vetëm miqësore, duke mohuar çdo lloj lidhjeje tjetër.
Dokumentet e publikuara së fundmi nga autoritetet amerikane zbulojnë se kontaktet mes tyre kanë zgjatur nga viti 2011 deri në vitin 2014, duke përfshirë edhe një vizitë disa ditore të princeshës në rezidencën e Epstein në Palm Beach. Megjithatë, ajo këmbëngul se nuk ka parë asnjë aktivitet të paligjshëm gjatë asaj kohe.
Pas publikimit të këtyre fakteve, princesha u detyrua të kërkonte falje ndaj mbretit Harald V dhe mbretëreshës Sonja të Norvegjisë, ndërsa rasti ka sjellë reagime të forta në vend dhe ka ndikuar në uljen e besimit ndaj monarkisë.
Skandali vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, duke nxitur debat mbi përgjegjësinë e figurave publike dhe lidhjet e tyre me persona të dyshimtë.

