Silvinjo do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë, por Federata Shqiptare e Futbollit tentoi të ulte në stolin kuqezi gjermanin Feliks Magat.
Negociatat nuk u finalizuan pasi ish-tekniku i Bajernit të Mynihut kërkoi një pagë të majme për financat e FSHF-së.
Po ashtu Magat kishte kërkuar një kontratë afatgjatë, ndêrkohë që federata jonë i ofroi një kontratë 18-mujore, aq sa iu ofrua dhe Silvinjos.
Duket se Arrmando Duka preferonte gjermanin, por limitet financiare të FSHF-së diktuan afrimin e Silvinjos.