Arsenali befasoi me paraqitjen e tij në çerekfinalen e parë, duke mposhtur kampionët në fuqi të Realit të Madridit me shifrat e thella 3-0.

Skuadra e Mikel Artetës u shfaq dominuese, duke hedhur një hap të rëndësishëm në synimin për kalim në katër më të mirat.

Paraqitjen e dobët të madrilenëve e pranoi edhe portieri Tibot Kurtua.

Sipas tij, Reali ishte inekzistent në fushë, ndërsa përballja e kthimit në “Bernabeu” do të jetë një malore e madhe për të dhe shokët e tij.

“Arsenali është një skuadër e fortë në shtëpi, ata ushtrojnë presion, luajnë mirë midis linjave. Krijuan shumë rrezik në kundërsulm. Në pjesën e dytë, mendoj se ne harruam si të luanim futboll, nuk i gjetëm lojtarët e lirë. Nuk do të thosha se ishte çështje paniku, por nuk ishim rehat me topin. Ata shënuan dy gola të mrekullueshëm nga goditjet standarte.

Dijeni që në shtëpi jemi të fortë me tifozët tanë, të cilët duhet të besojnë në këtë skuadër që në minutën e parë. Besoj se është e mundur, por duhet të punojmë shumë, të korrigjojmë gabimet, të përpiqemi të shënojmë golat e parë shpejt, dhe i treti do të vijë së shpejti. Është e mundur.

E kam të vështirë ta shpjegoj. Ka merita edhe kundërshtari që e lexoi mirë ndeshjen. Goditjet standarte ishin të pamundura për mua që të reagoja, e dija këtë. Shënuan gola të tillë edhe ndaj Liverpool-it dhe Manchester City-t. Vendosa edhe një lojtar shtesë në mur, por prapë lojtari i tyre shënoi. Ndoshta mund të vendosja edhe një tjetër, por ishin dy super gola. Ka lojtarë që goditjet e dënimit i kanë në super nivel te Arsenali. Duhet të jemi të kujdesshëm të mos bëjmë faulle në ato zona kundër Arsenalit,” – u shpreh Kurtua.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *