Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Arianit Muriç ka reaguar pas përjashtimit të tij nga grumbullimi bashkë me Edon Zhegrovën dhe Florent Muslinë.
Gardiani shprehet në rrjetet sociale se ata nuk i kanë thyer rregulalt dhe se lajmet se të tre shkuan në diskotekë janë të pavërteta.

Muriq pretendon se me Zhegrovën dhe Muslinë shkuan në një restorant për ushqim.
Portieri shigjetoi drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe stafin drejtues të ekipit se më përjashtimet e fundit po synojnë të fshehin keqmenaxhimin dhe paaftësinë e tyre.
Edhe Edon Zhegrova reagoi në rrjetet sociale duke pretenduar se lajmet për praninë e tre lojtarëve në diskotekë në Prishtinë ishin të pavërteta.