Liderët evropianë i dolën në krah presidentit ukrainas pasi ky i fundit u përzu nga Shtëpia e Bardhë pas një bisede të tensionuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Kancelari në ardhje i Gjermanisë, Friedrich Merz, shkroi se gjithmonë duhet dalluar agresori nga viktima dhe se Gjermania do të vijojë mbështetjen për Ukrainën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ritheksoi se Rusia është agresore në Ukrainë dhe se Kievi nuk do të lihet vetëm në qëndresën ndaj Moskës.

Kryeministri polak, Donald Tusk, po ashtu doli në mbrojtje të Zelenskit duke theksuar se Ukraina do të ketë sërish mbështetjen e vendit të tij në këto kohë të vështira.

Volodymyr Zelensky shkroi në rrjetet sociale se ai nuk i detyrohet asnjë ndjesë presidentit Trump për çka ndodhi në Zyrën Ovale, ndërsa vetë Trump i la sërish një derë të hapur presidentit ukrainas duke thënë se ai mund të rikthehet kur të jetë gati për të arritur paqen.

By Editor