“Të gjitha rrugët të çojnë në datën e apelit. Deri atëherë, qëllimi im do të jetë të qëndroj në formë dhe të pres se çfarë do të ndodhë. Është e vështirë dhe këtë e them shumë sinqerisht. Futbolli ka qenë pjesë e jetës sime për një kohë shumë të gjatë e megjithatë, unë kam familjen time, besimin im, miqtë e mi dhe fansat e mi që më mbështesin. Duke si diçka normale, por në fakt e gjithë kjo dashamirësi i bën gjërat më të lehta për mua.” – tha Pogba për “Forbes”.

Pol Pogba u pezullua në shtatorin e vitit 2023 pasi rezultoi pozitiv në një test dopingu në fund të ndeshjes Udineze-Juventus. 

Mesfushorit francez i është ndaluar të stërvitet edhe pse vijon të jetë nën kontratë me Juventusin, ndërkohë që ai shpreson që pezullimi 4-vjeçar të shfuqizohet nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *