David Moyes u rikthye si trajner i Evertonit, ekip në të cilin pati kulmin e karrierës si teknik. Ai dha konferencën e parë për shtyp, ku ndër të tjera foli për gjendjen e Armando Brojës.

Moyes theksoi se do të kryhet edhe një skanim i fundit, por rezultatet e para tregojnë se sulmuesi nuk ka këputje të ligamentit apo të tendinës së Akilit.

“Broja do të bëjë një tjetër skanim. Ka akoma ënjtje në kyçin e këmbës dhe shpresoj se në ditët e ardhshme do të kemi një ide më të qartë për shkallën e dëmtimit. Ndjesia është pak e përzier. Një moment menduam se nuk kishte asgjë shumë të rëndë, prandaj vendosëm të bëjmë një tjetër skanim,” tha Moyes.

Gjithsesi, është konfirmuar zyrtarisht se Broja nuk ka pësuar këputje të ligamentit apo tendinës së Akilit, që do të ishin fatale për sulmuesin shqiptar. Për dëmtimin aktual, koha normale e riaftësimit zakonisht shkon deri në 6 javë,” përfundoi Moyes.

By Editor