Antonio Conte shkroi emrin e tij në librin e rekordeve të futbollit italian.
Në sezonin e parë në drejtimin e Napolit, tekniku arriti të fitojë titullin kampion në një garë të luftuar me Interin deri në javën e fundit të sezonit.
Para këtij titulli, Antonio Conte kishte fituar një titull kampion si trajner i Interit dhe tre tituj kampionë si trajner i Juventusit.
Po ashtu, trajneri italian ka edhe një titull kampion në Angli si trajner i Chelseat.
Mbetet të shihet nëse Conte do të qëndrojë te Napoli, pasi javët e fundit janë shtuar zërat për një rikthim të tij në stolin e Juventusit.