Liridona Murseli mbeti e vrarë pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli u sulmuan nga grabitësit mbrëmë në Prishtinë.
Fillimisht grabitësit u kanë marrë sendet me vlerë, ndërkohë që besohet se ka pasur dhe përplasje mes dy palëve.
Grabitësit kanë qëlluar me armë zjarri ndaj 33-vjeçares dhe janë larguar me shpejtësi me një makinë BMW.
Naim Murseli është këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, ndërsa Policia e Kosovës dhe grupi hetimor po vijojnë hetimin lidhur me ngjarjen e rëndë.