Shorti i Botërorit të vitit 2026 i vendosi Shqipërinë dhe Serbinë në të njëjtin grup, bashkë me Anglinë, Letoninë dhe Andorën.
Shqipëria e luan ndeshjen e parë në Uembli ndaj Anglisë ndërsa Serbia e nis fushatën pikërisht në Tiranë ndaj Shqipërisë.
Sfida Shqipëri-Serbi luhet 7 Qershorin e vitit 2025 ndërkohë që UEFA konfirmoi se tifozët serb nuk do të jenë të pranishëm në Tiranë.
Shkak është dënimi që Serbia mori pas thirrjeve raciste në ndeshjen e Ligës së Kombeve me Zvicrën.
Sipas vendimit të UEFA-s, krahas gjobës, Serbia do t’i luajë dy ndeshjet e ardhme zyrtare pa praninë e tifozëve.
Nuk dihet nëse tifozët shqiptarë do të jenë të pranishëm në ndeshjen e kthimit në Serbi.
UEFA pritet të marrë një vendim për këtë ndeshje duke marrë në shqyrtim dhe ngjarjet e rënda të ndodhura 10 vite më parë në Beograd ku huliganët serb pushtuan fushën dhe u përleshën fizikisht me lojtarët e Shqipërisë.