UEFA ka lëshuar këmbanat e alarmit duke paralajmëruar hapatazi një përjashtim të mundshëm të Spanjës nga garat europiane.

Shkak për këtë qëndrim të prerë të UEFA-s u bë situata kaotike e krijuar në Federatën spanjolle, ku ky institucion është prej kohësh pa drejtues.

Funksionarë të lartë, brenda dhe jashtë institucionit, kanë bërë akuza të forta për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Një përjashtim i mundshëm i Spanjës nga UEFA do të çonte në mungesën e skuadrave spanjolle në kompeticonet më të rëndësishme europiane si Liga e Kampionëve, Liga e Europës dhe Liga e Konferencave. Një skenar i tillë do të çonte gjithashtu në përjashtimin e kombëtares spanjolle nga Kampionatin Europian.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *