Ish-shefi i NATO-s gjatë bombardimeve ndaj Serbisë në vitin 1999 i tha BBC-së së Aleksandër Vuçiç është pasuesi ideologjik i synimeve hegjemoniste serbe në Ballkan. 

Sipas gjeneralit amerikan, Vuçiç aktron si manovrator mes fuqive të mëdha, por në thelb ai është vegël e Vladimir Putin dhe në fund do të ndjekë pikërisht urdhërat e këtij të fundit. 

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Sërpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan.” – tha Klark. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *