Armando Broja mund të ketë një tjetër aventurë larg Çelsit në një kohë kur ofertat për të nuk mungojnë.
“London Football” shkruan se Uest Hemi dhe Fulhemi kanë shfaqur interesim konkret për 22-vjeçarin shqiptar.
Blutë e Londrës e vlerësojnë Brojën 30 milionë paund – shkruan portali në fjalë – teksa shton se këto para mund të përdoren për afrimin e një bomberi në merkaton e janarit pasi ekipi ka shfaqur dobësi në finalizimin e aksioneve para portës kundërshtare.