Mediat angleze raportojnë se trajneri i sapoemëruar në stolin e Uest Hemit ka kërkuar informacion të detajuar për sulmuesin e kombëtares shqiptare që luan me Beshiktashin.
Ernest Muçi pati një paraqitje të jashtëzakonshme në përballjen mes Beshiktashit dhe Atletik Bilbaos në Ligën e Evropës, duke i bindur edhe më skeptikët se është i aftë të luajë në nivele të larta.
Uest Hemi po kërkon përforcime në fazën e sulmit pas shumë problemeve gjatë këtij sezoni, ndërsa Beshiktashi e vlerëson kartonin e sulmuesit nga 18 në 20 milionë euro.