E ardhmja e Armando Brojës vijon të jetë e paqartë pasi drejtuesit e Çelsit duken të pavendosur për të marrë një vendim përfundimtar për të.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare u rikthye nga dëmtimi pas 6 muajsh mungesë, ndërkohë që vijon fazën e rekuperimit me Çelsin, por nuk ka luajtur në asnjë nga ndeshjet miqësore të fazës përgatitore.
Situatën e Brojës duket se po e ndjek me kujdes Uest Hemi. Klubi londinez raportohet se ka ofruar 30 milionë euro për transferimin e shqiptarit, ofertë e cila thuhet se po shqyrtohet nga drejtuesit e Çelsit.
Fituesit e Konferencë Ligës po largojnë nga reparti i sulmit italianin Xhanluka Skamaka, ndërkohë që ardhja e Brojës te “çekiçët” e David Mojes do të ofronte shumë më tepër hapësira për të, pasi konkurenca në sulmin e Çelsit është shtuar shumë pas ardhjeve të N’Kunku dhe Xhekson.