23-vjeçari uruguajan ishte prej kohësh një nga lojtarët e kërkuar nga Erik Ten Hag.
Tekniku hollandez e sheh Ugarten si lojtarin e duhur për projektin e tij që synon rikthimin e “Djajve të Kuq” në elitën e futbollit anglez.
Junajtid ka afruar lojtarë si Zirkze, De Ligt, Mazraui dhe tashmë Ugarte.
Sezoni i ri ka nisur sërish me ulje-ngritje pasi Mançester Junajtid u mposht në javën e dytë në transfertën ndaj Brajtonit ndërsa fitoi ndaj Fulhemit në javën e parë.