Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë periudhës së luftës në Kosovë dhe dokumentuesi i Masakrës së Reçakut, shprehu admirimin e tij për kreun e ekzekutivit të Kosovës gjatë një konference për shtyp me këtë të fundit.
Ualker theksoi se shkëmbimi i ideve dhe pikëpamjeve me Albin Kurtin është i shpeshtë dhe se një pjesë e këtyre pikëpamjeve janë të njëjta.
”Ne kemi biseduar shpesh me kryeministrin Kurti, ai di më shumë për Donald Trampin sesa di unë. Kurti është shumë i kthjellët dhe shumë i informuar. Mendoj se qëndrimet e tij si në rastin e zhvillimeve në veriun e Mitrovicës edhe në raste të tjera, kanë qenë të drejta dhe parimore. Këto qëndrime ishin gjithmonë në mbrojtje të interesit të Kosovës. Mendoj se presionit e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara kundrejt tij dhe Kosovës ishin të padrejta.”- u shpreh ai.