Gazetari Arsen Rusta shkroi në rrjetet sociale se ka kallëzuar në SPAK Skerdi Drenovën, drejtuesin e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve.
Sipas gazetarit, një numër i madh qytetarësh kanë denoncuar ndotjen e ujit në depozitat e tyre.
Rusta thekson se ndotja ka ardhur si pasojë e disa punimeve që kjo ndërmarrje po kryen, punime për të cilat nuk ka pasur njoftim paraprak për qytetarët.
Gazetari postoi video ku shihet uji me papastërti dhe me ngjyrë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
“Kreu i UKT,
Kreu i komanduar i Bashkisë Tiranë,
u kallëzuan penalisht në SPAK për shpërdorim detyre, ndotje të ujit e tokës, si dhe krim kundër njerëzimit, kryer në bashkëpunim.
Kjo që i keni bërë sot Tiranës dhe banorëve të njësisë 5 është KRIMINALE,” – shkruan Rusta.