Një grup ekspertësh të përbërë nga hetues dhe forcat e rendit ukrainës po mbledhin dëshmitë e torturave që forcat ruse kanë ushtruar ndaj qytetarëve ukrainas të rrëmbyer dhe të burgosur në rajonin e Kersonit.

Dokumentuesit ukrainas të krimeve të luftës të ndihmuar dhe nga prokurorë ndërkombëtarë kanë arritur të mbledhin mbi 1000 dëshmi tronditëse mbi torturat që forcat ruse kanë ushtruar ndaj civilëve vendas.

Ukrainasit e mbajtur në qeli kanë dëshmuar për tortura nga më çnjerëzoret. Një nga te burgosurit u tha hetuesve se atij i ishin futur duart në ujë të vluar dhe se ishte rrahur barbarisht deri në shpërfytyrim nga forcat ruse.  

Të tjerë dëshmitarë dëshmuan se gjatë marrjes në pyetje nga forcat ruse kishin pësuar goditje elektrike në pjesë te ndryshme të trupit.

Heqja e thonjve dhe improvizimi i mbytjes ishin të tjera metoda torture të përsorura nga agresoret rusë – sipas rrëfimeve të dëshmitarëve.

Viktimat e dhunës ruse rrëfyen gjithashtu se ishin mbajtur në qeli të mbipopulluara, pa kanalizime dhe  duke qëndruar për kohë të gjatë pa ushqim dhe ujë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *