“Qarqet politike serbe gjithmonë patën tendencë që në kuadër të planeve ekspansioniste, të pasqyruara në “Naçertanien” e Garashaninit, për të injoruar intelegjencien shqiptare… Pra, dëshironin të komunikonin e të komunikojnë me ata shqiptarë që nuk kanë as vetëdije nacionale e as vetëdije politike…

Është e kuptueshme që forcat e status-quos brenda Serbisë dëshirojnë të komunikojnë vetëm me “çobanët shqiptarë”, pavarësisht nga fakti se çfarë epoletash akademike mund të mbajnë. 

Ndërkaq për ato forca shqiptare të cilat me vetëdije ose pa të i ndihmojnë tendencat e tilla serbe, edhe nuk mund të flitet. Çdo koment do të ishte i tepërt dhe dukuria nuk mund të shpjegohet as me egoizmin individual, as me shpirtin e tyre meskin dhe as me mendjen e errësuar të tyre. Veprimi i forcave të tilla shqiptare për çdo njeri me rezonim normal është i pakapshëm.”

Letra Myrvetes nga burgu i Nishit 

(6 korrik 1997)

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *