Është marrëzi të mendosh se duhet të lexosh të gjithë librat që ke blerë, ashtu siç është jologjike të kritikosh ata që blejnë më shumë libra sesa do të jenë në gjendje të lexojnë ndonjëherë. Do të ishte njësoj si të thuash se duhet të përdorësh të gjitha takëmet, gotat ose kaçavidat apo kokat e shpimit që ke blerë përpara se të blesh të rejat.
Në jetë ka gjëra nga të cilat duhet të kemi gjithmonë një furnizim të bollshëm, libri në veçanti, edhe nëse do të përdorim vetëm një pjesë të vogël të tyre. Nëse, për shembull, i konsiderojmë librat si ilaçe, kuptojmë se është mirë të kesh shumë në shtëpi dhe jo vetëm disa: kur dëshiron të ndihesh më mirë, atëherë shkon te “kabineti i mjekësisë” dhe zgjedh një libër. Jo një i rastësishëm, por libri i duhur për atë moment. Kjo është arsyeja pse ju gjithmonë duhet të keni një zgjedhje të gjerë!
Ata që blejnë vetëm një libër, lexojnë vetëm atë dhe më pas e heqin qafe, thjesht zbatojnë mentalitetin konsumist tek librat, pra i konsiderojnë si produkt konsumi, si mall. Ata që i duan librat e dinë se librat janë gjithçka tjetër, veçse jo një mall.
Marrë nga Pagina 348
Përgatiti: Albert Vata