Ish-Shefi i Misionit Verifikues tê OSBE-së në Kosovë dhe dokumentuesi i masakrës së Reçakut, Uilliam Uoker tha se Kosova nuk duhet të themelojë Asosacionin e komunave me shumicë serbe.
Ai theksoi se Albin Kurti duhet tê refuzojê këtë propozim pasi një Asosacion një-etnik nuk do e ndihmojë aspak Kosovën.
“Mendoj që duhet të refuzojë atë lloj propozimi (Asociacionin), ky është mendimi im, ndoshta nuk i kuptoj benifitet e caktuara që vijnë, por, mendoj që nuk është mirë të krijohet. Një popull, një vend ku thoni ku ju dalloni prej të tjerëve dhe të keni disa të drejta të tjera. Për mua nuk besoj se kjo ndarje do të ndihmojë këtë vend. Asociacioni i një grupi i ndarë nuk është një zhvillim pozitiv.”- tha Uoker në RTV Dukagjini.